Kolazh fotosh të moxillianëve

Rreth Moxillianëve

Moxillianët janë persona që ofrojnë vullnetarisht kohë nga e tyrja për shpënien përpara të misionit të Mozilla-s. Janë të përkushtuar për promovimin e të qenit të hapur, e risive dhe mundësive në Web dhe përbëjnë zemrën e bashkësisë sonë.

Kjo listë është një burim për t’ua bërë të lehtë moxillianëve të dinë se cilët janë të përfshirë, çfarë bëjnë dhe si të lidhen me ta. Ajo ju lejon të merrni nga Mozilla njoftime me email.

Këto veçori, dhe të tjera, hëpërhë janë në zhvillim e sipër. Nëse dëshironi të na ndihmoni për to, shihni më poshtë se si mund të përfshiheni.

Privatësia Mbi Gjithçka

Kujdesi për privatësinë ka qenë që në fillim pjesë e rëndësishme e kësaj liste. Duam të jemi të sigurt se u ofrojmë moxillianëve punimin më të mirë të mundshëm, që nga mënyra se si është krijuar sajti dhe deri te mënyra se si të rekomandojnë përdorues të rinj, përpara se këta të mund të hyjnë në të dhënat që do të duhej të ishin të passhme vetëm për moxillianë të tjerë. Për më tepër të dhëna, lexoni Rregullat tona të Privatësisë .

Përfshihuni

Lista e bashkësisë është gjithashtu projekt i saj dhe jeni të mirëpritur të përfshiheni që të na ndihmoni për ta bërë më të mirë ose për ta integruar me të tjera mjete të bashkësisë. Për të mësuar se si, lidhuni me ne përmes forumeve të moxillianëve .

Back to top